NË HOTELIN MEDITERAN 27% MYSAFIR MË SHUMË

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëri nga hotelet më të mëdhenj në Ulqin, hoteli Mediteran, këtë sezon e ka filluar me mjaft sukses. Menaxhuesi i hotelit, Novak Bojaniq tha për Tv Teuta se nga hapja e hotelin në fillim te marsit është regjistruar numër më i madh i buetjeve se sa në vitet paraprake. Me çmime konkuruese dhe investim në infrastrukturë, Bojaniq konsideron se do të terhiqet një numër i madh i mysafirëve. Në krahasim me vitet e mëparshme në të njëjtën periudhë, numri i buajtjeve është rritur për 27%. Mysafirët të cilët janë të vendosur në hotel dhe të cilët janë të prenotuar, kryesisht janë nga vendet e rajonit, si dhe nga pjesët e Europës qendrore dhe lindore.

Share.