Në Gjimanzin Publik “Vëllazërim Bashkim” u bë ndarja e diplomave nga gjuha gjermane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Gjimanzin Publik “Vëllazërim Bashkim” u bë ndarja e diplomave nga gjuha gjermane DSD I dhe DSD II , 12 nxënësve të cilët me sukses kanë përfunduar dhe kanë arritur këtë kualifikim. Është kjo një traditë tashmë që nxënësit e kësaj shkollë të arrijnë suksese të tilla në njohjen e gjuhës gjermane. Ndarja e diplomave u bë nga profesori gjerman Tomas Kumer dhe drejtoria e shkollës. Profesor Kumer u shpreh se është i kënaqur që përtej vështirësive të shkaktuara nga situate e pandemisë përsëri u arrit që me punën e nxënësve të arrihet me sukses kualifikimi i tyre.

Profesor Kumer: ”Diplomat janë të arritura në periudhën para kovidit mirëpo tek tani po bëhet dorëzimi i tyre , ishte një proces mjaft i vështirë megjithatë nxënësit janë shumë të kënaqur që arritën të marrin këto diploma dhe të vazhdojnë më tutje.”

“Diploma DSD I merret në vitin e dytë ndërsa diploma DSD II merret në vitin e katërt, ku me diplomën e dytë nxënësit kanë një qasje direkte në studimet në Gjermani pa provime shtesë , ky është një sukses i madh për ta.”

Ndërsa sa i përket interesimit të nxënësve për të ndjekur gjuhën gjermane profesori thotë se pandemia ka ndikuar që numri  të bie por gjithsesi po punojnë në atë drejtim që ta kthejnë përsëri në nivelin e viteve të më parshme.

Edona Hoxha dhe Xhevahire Jakupi , dy nga nxënëset fituese të diplomës së dytë shprehen shumë të kënaqura për mundësinë që kjo diplomë ju ofron, atë të studimeve në Gjermani.

Drejtoresha e Gjimnazit Publik “Vëllazërim Bashkim” Ardita Kovaçeviq shprehet se ky institucion është i vetmi në  komunën e Ulqinit që u ofron nxënësve mundësinë që të ndjekin gjuhën gjermane nga profesorë gjermanë, ndërsa porosija e sajë për nxënësit është që gjithmonë kontributin e tyre ta japin në vendlindje.

Share.