Në fund të muajit nënshkruhet kontrata për ralizimin e projektit prej 5 milionë euro

0

Në fund të këtij muaji do të nënshkruhet kontrata me kompaninë italiane e cila u përzgjodh fituese për realizimin e investimit prej 5 milionë euro në ndërtimin e kanalizimit për 5 lagjet e qytetit, tha për TV Teuta, drejtori i NP “Ujësjellës-kanalizime”, Fuad Haxhibeti. Përveç kësaj, pritet që në vjeshtë të shpallet edhe tenderi për projektin 20 milionë eurosh në ujësjellës, por fillimi i realizimit të tij do të varet nga zgjatja e procedurës tenderike. Nëse çdo gjë shkon pa vonesa, fillimi i realizimit mund të bëhet nga gjysma e vitit tjetër, njoftoi Haxhibeti.

Share.

Leave A Reply