Në fshatin Shën Gjergj gjendet trupi i pa jetë : Dyshohet se është Rudolf Elezoviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trupi i pajetë i një njeriu identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar u gjet mbrëmë në  Shën Gjergj.

Drejtoria e Policisë  jo zyrtarisht  ka thënë për  Vijesti se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se bëhet fjalë  për  ish-shefin e policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviq.

Nga Policia e Ulqinit kumtojnë se sot do të bëhet obdukcioni I trupit të pa jetë , pas çka do të mësohet identitetit dhe  shkaku i vdekjes,

Zhdukja e Elezoviqit  u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.

Elezoviq shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviq.

Share.