Në front mund të qëndroj vetëm një- “Otrant Olimpik”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klubi i futbollit “Otrant Olimpik” fiton rivalin kryesor “Arsenalin” e Tivatit me rezultatin 1:0. Në Tivat para një numri të madh tifozash të cilët mbështetën skuadrën e vetme ulqinake të futbollit, fitoren e solli Kristian Shkrela. Ishte një fitore për të cilën luftuan e gjithë skuadra të cilët sipas menaxherit të klubit Skender Rexhoviq kanë dhënë maksimumin nga vehtje.

“Otrant Olimpik” ka kaluar një fazë të vështirë ekonomike e cila sipas menaxherit ishte vetëm një provë që i  gjithë klubi të bashkonte forcat dhe të vazhdonte drejtë synimit të tyre.

Skender Rexhoviq në emër të kryesisë së klubit nuk lë pa falenderuar tifozat e shumtë të cilët udhëtuan drejtë Tivatit për të përkrahur futbollistët tanë të cilët gjatë gjithë kësaj kohe janë duke treguar seriozitet dhe dashuri në punën e vet. “Me këtë fitore, e cila ishte e dedikuar rinisë së Ulqinit është ringjallë futbolli në qytetin tonë” janë fjalët të cilat i përcjellin lojtarët e “Otrant Olimpik”.

Share.