Në fillim të prillit organizohet turne ndërkombëtar në futboll

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qiramarrësi i terreneve sportive në Plazh të Madh, Millorad Causheviq, tha për TV Teuta se turneu ndërkombëtar në futboll për moshat e reja, i cili shte i planifikuar të mbahej në muajin shkurt, për arsye të motit është shtyrë për në fillim të pranverës.

Në bisedë me kryetarin e Komunës Nazif Cungun, është rënë dakrod që koha më e përshtatshme do të ishte fillimi i prillit, kur Ulqini feston edhe ditën e komunës. Ky turne do të grumbullojë lojtarë të rinj nga Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Shqipëria.

Share.