NË FAZËN PËRFUNDIMTARE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi është në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në NATO dhe kjo gjë e rrit nervozizmin e disa aktorëve në skenën politike malazeze të cilët janë kundërshtarë të NATO-s, ka thënë kryeministri malazias, Millo Gjukanoviq.

I pyetur nga deputeti Borisllav Banoviq i Partisë Socialdemokrate, partner ky i vogël në koalicionin qeverisës, Gjukanoviqi në Parlament ka deklaruar se kundërshtarët e Aleancës Veriatlantike mbështeten në manipulime gjithnjë e më brutale, duke plasuar “të pavërteta bizare”, siç është ajo se ai ka kërkuar bombardimin e Malit të Zi.

Share.