Në ditën e zjedhjeve: Enti për telekomunikacion suspendon përdorimin e Viber dhe WhatsUp

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje gjatë zgjedhjeve Enti për telekomunikacion i Malit të Zi ka urdhëruar operaterët e telefonisë celulare që të bllokojnë përdorimin e rrjeteve Viber dhe WhatsUp, pasi nga ato në adresë numra të qytetarëve po vinin mesazhe të cilët promovonin qëndrime të caktuara politike. Bllokimi i tyre zgjati disa orë dhe u rivendosen në funksion rreth orës 19.30.

Ky bllokim nga disa parti të opozitës u quajt si sulm ndaj të drejtës së  qytetarëve për komunikim kurse Partia Socialdemokrate njoftoi edhe ngritjen e padisë penale për drejtorin e Entit për telekomunikacion Zoran Sekuliq.

Share.