Në Budva të pakënaqur me fillimin e sezonit turistik

0

Afaristët në Budva që merren me veprimtari në sferën e turizimit janë të pakënaqur me fillimin e sezonit turistik, të cilin e karakterizojnë më të dobët se vitin e kaluar. Edhe pse në këtë periudhë ka pasur rritje të mbledhjes së taksës turistike, gjendja në akomodimin privat nuk është e mirë, thonë ata për media. Ankesa kanë edhe objektet hotelerike për të cilët ky fillim sezoni është më i dobët për 10 deri 20% në krahasim me vitin e kaluar. Probleme të ngjajshme kanë edhe në bregdetin e Kroacisë, dhe ekspertët e hedhin fajin në mungesën e strategjisë së qartë dhe ngritjet graduale të çmimeve, çka i orienton turistët drejt destinacioneve më të lira ose që ofrojnë më shumë për çmimet që kanë. Në Ulqin për momentin nuk ka shifra të sakta se në çfarë gjendje është fillimi i sezonit, por duke pasur parasysh stuhinë e para disa netëve dhe numrin e njerëzve në qytet, gjendaj nuk duket aspak e mirë.

Share.