Në Bibloteken e qytetit u përurua libri “E Vërteta për Nolin”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ambientet e Biblotekës së Ulqinit u zhvillua aktiviteti i promovimit të librit “E vërteta për Nolin” të gazetares së mirënjohur të Televizionit Publik Shqiptar, Entela Komnino.Të pranishëm ishin  figura politke, autoritete të kulturës e përfaqësues të medias si dhe lexues të zellshëm të cilët ndoqën paraqitjen e botimit të veçantë për autorin kompleks shqiptar Fan Noli. Autorja e librit, gazetarja Dr. Entela Komnino tha se referimi i Fan Nolit është një model i duhur në kushtet e diskutimit mbarëshqiptar të vlerave shqipe, edhe pse kanë kaluar 100 vjet nga koha e shkrimeve të tij publicistike.

Entela Komnino tha se domethënia e librit “E vërteta për Nolin” rrëfen se një pjesë e madhe e kontributit për ruajtjen e Shqipërisë vjen nga kod kulturor-publicistik i asaj periudhe i përcjellë nga gjuha shqipe dhe i paasgjesueshëm nga armiqtë e vendit.Pjesë e promovimit të librit në këtë rrugëtim në trevat shqiptare së bashku me autoren është edhe kolegia e saj Valbona Kurti. Kurti u shpreh se  “E Vërteta për Nolin” vjen sipas të vërtetës së Shqipërisë dhe të kulturës shqipe, në një vështrim publicistik, retorik, shkencor e filologjik. Moderatore e aktivitetit ishte udhëheqësja e Biblitekës, Ardita Rama.

Share.