Ne Ane te Malit u mbajt takimi i inicuar nga 6 Bashkesi lokale mbi situaten me COVID 19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Per shkak te gjendjes tejet alarmante dhe shqetesuese ne komunen e Ulqinit nga numri i madh i infektimeve dhe vdejkjeve nga korona virusi,  Sonte ne Ane te Malit me iniciative te 6 bashlesive lokale te kesaj zone, eshte mbajtur takimi me temen: SITUATA AKTUALE NE ANENE E MALIT E SHKAKTUAR NGA VIRUSI COVID-19.

Ne fillim te takmit u mabajt nje minut heshtje per viktimat e shkaktuara ne Komune e Ulqinit nga corona virusi, ku nje nga te vdekurit ishte edhe kryetari i BL te Sukubines Dritan Kurti.

Takimin e hapi Skender Tahiri i cili e arsyetoi edhe iniciativen e ketij takimi dhe i falenderoi  ata te cilet i jane pergjesjur fteses per kete takim. Tahiri ne emer te Bashkesive lokale te Anes se Malit sqaroi situaten ne te cilen gjendet popullata e kesaj zone dhe kerrkoi  nga organet kompetente veprime  te shpejta per ta mbrojtur  popullaten nga kjo  situate e renduar.

Poashtu  apel per  te respektuar masat e dhena shendetesore  kane bere edhe  mjeket vendas dr.Kreshnik Mustafa dhe dr.Kujtim Sella te cilet i kane ftua bashkevendasit qe te jene sa me te kujdesshem  ne menyre qe te gjithe se bashku te parandalojme te keqen e cila po e rrezikon cdo dite popullaten tone pa marre parasysh moshen.

Nga iniciatoret u theksua se ne ditet ne vazhdim do te sjellin edhe perfundimet e dakorduara me popullaten e bashkesive lokale dhe do te njoftojne opinionin lidhur me masat qe do te ndermarrin.

Te ftuar ne kete takim ishin shume institucione relevante komunale dhe shteterore, mirepo  shume nga ata nuk ishin te pranishem.

 

 

 

 

 

Share.