Ndryshime kadrovike në polici

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në policinë e shtetit kanë ndodhur ndryshime të theksuara kadrovike si kundërpërgjigje ndaj situatës gjithnjë e më të rënduar të sigurisë në vend. Nga pozita e shefit të policisë kriminalistike të Podgoricës është larguar Sinisha Stojkoviq, të cilin do ta zëvendësojë drejtori i Qendrës së sigurimit në Podgoricë, Jovica Reçeviq .

Dje janë shkarkuar edhe udhëheqësi i policisë kriminalistike të Tivarit, Ekan Jasaviq, dhe komandanti, Goran Jokiq. Ministri i punëve të brendshme,  Mevludin Nuhoxhiq, dhe drejtori i drejtorisë së policisë, Sllavko Stojanoviq,  kanë emëruar prokurorin e deritashëm në Prokurorinë  themelore të shtetit në Podgoricë, Enis Bakoviq , ndihmës drejtor të drejtorisë së policisë për sektorin e policisë kriminalistike , kurse detyrën e ndihmës drejtorit të drejtorisë së policisë në sektorin e sigurisë së personaliteteve dhe objekteve do ta ushtrojë, Dragan Bllagojeviq, komandant i deritashëm i njësisë së veçantë të policisë, është kumtuar nga drejtoria e policisë.

Bakoviq dhe Bllagojeviq, do të zëvendësojnë Millovan Paviqeviq dhe Predrag Ashanin, të cilët kanë dhënë dorëheqje.

Share.