Ndihmë urgjente për të pastrehët në Podgoricë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

– Banka e Ushqimit i bëri thirrje administratës së Kryeqytetit dhe autoritetetve kompetente për të marrë masa urgjente që  sa më shpejt që të jetë e mundur të strehojë dy njerëzit që jetojnë në rrugë në kushte tejet  të varfra. ” Bëhet fjalë për të pastrehët  Zhivota Vasiq (62) dhe Zoran Stijepoviq (60), të cilët jetojnë në një tualet të braktisur”,  thuhet ndër të tjera në letrën që kjo organizatë i ka dërguar kryetarit të Podgoricës Sllavoljub Stijepoviq, Qendrës  për Punë Sociale, Sekretariatit për Mirëqenie Sociale dhe Avokatit të Popullit.

Nga  Banka e Ushqimit njoftojnë se ndihma është e nevojshme  edhe për njerëz  të tjerë të pastrehë që ka mjaft në në Podgoricë, dhe i bëri thirrje atyre për të ndihmuar në një procedurë urgjente.

Share.