Ndihmë sipas mundësive tona për refugjatët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Bujar Nishani ka folur gjatë samitit humanitar botëror në Stamboll, ku ka mbështetur Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon sa i takon krizës së refugjatëve.Gjatë fjalimit të tij, Nishani tha se “Shqipëria ka ofruar bashkëpunim dhe është në solidaritet të plotë me agjendën e Ban Ki Moon për njerëzimin.

Të bëjmë një menaxhim të vazhdueshëm të krizës. Shqipëria do të ofrojë ndihmë sipas mundësive”. Sipas kreut të shtetit, “duhen veprime konkrete për njerëzimin dhe brezat. Angazhim për të gjitha aspektet humanitare. Agjenda për njerëzimin do na ndihmojë të gjithëve”, – u shpreh Nishani.

Share.