Ndëshkime për gjahtarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja për  ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave ka përfunduar me sukses sezonin e gjuetisë e cila është mbyllur zyrtarisht  me 15 shkurt, dhe sipas fjalëve të drejtorit të kësaj ndërmarrje publike,  Ajet Zaga do të hapet në fillim të muajit gusht. “Gjahu është i ndaluar për të gjitha egërsirat përveç atyre dëmtuese çakallit dhe dhelprës”. Drejtori Zaga duke folur për sukseset e ndërmarrjes  potencoi rritjen e numrit të gjahtarëve vendas,por me theks të veçantë tek ata të huaj,ku dominojnë gjahtarët nga shteti amë pasi atje është e ndaluar gjuetia për dy vite.

Garat e qitjes me pjatelë,garat me zagar si janë aktivitetet e radhës të ndërmarrjes në fjalë ,por do të ketë edhe risi , për herë të parë në Mal të Zi do të organizohen gara në gjueti me shqiponja, në bashkëpunim me shoqatën e Aristokracisë nga Ulqini.

Zaga apelon tej gjahtarët mos të dalin në gjah në sezonin kurë është i ndaluar sidomos në zonën e kripores,sepse Inspekcionit  do të kontrollojnë terrenin dhe ndaj tyre do të merren masa ndëshkuese.

Share.