NDËRTIMI I RRUGËS REGJIONALE NP,”UJËSJELLËS DHE KANALIZIME” I KUSHTOI MBI 480 MIJË EURO

0

Përgatitjet për sezonin turistik në Ndërmarrjen Komunale “Ujësjellës dhe Kanalizime”kanë fuilluar me një ritëm të përshpejtuar.

“Jemi duke përgatitur pompat zhytëse në Bunë, dhe Kllezën,në Lisna Bore është duke u bërë riparimi  i motorrave të pompave,ndërsa në objektet tjera janë në funksion.Ditë më parë është vu në funksion një pompë e re në rezervuarin e qytetit,që shpenzon shumë më pak rrymë elektrike, por ka  rezultate të njëjta”shprehet për televizionin Teuta drejtori i Ndërmarrjes Publike” Ujësjellës dhe Kanalizime”,Fuad Haxhibeti

Dëmet që janë shkatuar gjatë ndërtimit të rrugës në sistemin e ujësjellësit ndërmarrjes në fjalë i kanë kushtuar mbi 480 mijë euro,të cilat dukshëm kanë ndikuar në gjendjen financiare.Haxhibeti shpreson se do të fitojë dëmshpërbimin nga Ministria përkatëse  

Tenderi për ofertuesin më të mirë për  kryerjen e punimeve në rrjetin e kanalizimit me shumë prej më shumë se 4 milion euro ka përfunduar, dhe shumë shpejt pritet të nënshkruhet kontrata në mes të investitorit dhe kryerësit të punimeve.

Share.

Comments are closed.