Ndërron jetë deputetja britanike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja e Partisë Laburiste, Jo Cox, ka ndërruar jetë pasi u qëllua të enjten me armë zjarri dhe u godit me thikë nga një person në qytetin e Leeds -it.Dëshmitarët në vendngjarje thanë se deputetja 41 – vjeçare u qëllua 2 herë në trup dhe një herë në kokë, e ndërsa ishte e plagosur në tokë, agresori e goditi me shkelma dhe me thikë.

Cox u dërgua me helikopter në spital, ku fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra. Sipas mediave britanike, përpara se të qëllonte deputeten, agresori kishte thirrur “Britania është e para”, ç’ka përforcon pistën se Jo Cox është sulmuar për shkak të detyrës.

Policia britanike njoftoi se është arrestuar një burrë 52 – vjeç, por nuk dha më shumë detaje, ndërsa në media kanë dalë disa foto, të cilat mendohet se janë nga momenti i arrestimit të agresorit. Siç raportojnë dëshmitarët i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, një burrë që u përlesh me agresorin në momentin e sulmit.

Figurat më të larta politike në vendin ishullor reaguan pas ngjarjes së rëndë. Kryeministri David Cameron lajmëroi ndërprerjen e fushatës për qëndrimin e Britanisë në Bashkimin Europian.

Share.