Ndërroi jetë Shefki (Keko)Lamoja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të hënën pasdite papritmas  në moshën 73 vjeçare, ndërroi jetë Shefki – Keko Lamoja. Ai një kohë të gjatë ka punuar në Rivierën e Ulqinit si shef i shërbimit kadrovik ,në Kryqin e Kuq, Lidhjen e Sindikatave, si dhe ka qenë aktivist i Partisë Demokratike të Socialistëve. Me këtë rast Komuna e Ulqinit organizoi mbledhje komemorative  në Sallën e Madhe të Kuvendit Komunal.

Të pranishëm ishin kolegë e miq të të ndjerit,përfqësues të lartë  të institucioneve dhe partive politike,sindikalist,qytetarë si dhe pjestarë të familjes. Në mbledhje folën djali i të ndjerit, Arjan Lamoja, i cili i falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen dhe respektin që kanë treguar ndaj të atit, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Sindikatave të Malit të Zi , Dushko Zarubica, kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni, si dhe kryetari i Komunës Loro Nrekiq.

Share.