Ndërpritet Seanca e Kuvendit Komunal-Kërkohet prezenca e kryetarit të Komunës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdimi i mbledhjes së tretë të seancës së parë të rregullt të Kuvendit Komunal përfundoi pa u aprovuar asnjë pikë e rendit të ditës.

Sot   vazhdoi  punën Kuvendi Komunal i Ulqinit ku para këshilltarëve janë gjetur 18 pika të rendit të ditës,  vazhdimësi kjo e seancës së kaluar .

Kryetari I Kuvendit Komunal të Ulqinit Haxhi Sulejmani  kërkoi nga këshilltarët që të jenë parlamentar dhe  konkret në paraqitjet e tyre dhe mos të politizojnë  çështjet.

Ndërkohë është hapur debat rreth pikës së rendit të ditës Propozim vendimi për sjelljen e Programit të rregullimit të hapësirës në Komunën e Ulqinit për vitin 2021.Këshilltari nga radhët e opozitës Forcës së Re Demokratike  Dr. Ilir Çapuni hodhi kritika të ashpra në përgatitjen e materialeve , mungesën e informacioneve duke u shprehur se me këto sjellje janë duke e çuar Ulqinin drejtë gremisë . Ai tha se në këtë mbledhje ka qenë e domosdoshme të ishte prezent kryetari i Komunës ,por edhe sekretaret gjegjës. Nënkryetari i Kuvendit Luigj Shkrela u shpreh se zvarritjet e pikave të rendit të ditës janë gjëra që ndodhin, por Sekretariatet duhen të jenë më të përngjeshem në përgatitjet e materialeve, dhe të jenë prezent në Kuvend për të elaboruar problematikat të cilat janë shumë etike për qytetin tonë.

Jasmina Hasa nga radhët e Unionit Demokratik ngriti zërin për zvarritjen e rendit të ditës kurë është në pyetje çështja e Qendrës Ditore “Sirena” e cila pikë ishte në rend dite ,Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit për nënshkrimin e marrëveshjes për lëshimin në shfrytëzim të ambienteve të NP “Qendra për Kulturë” ,IP Qendrës Ditore “Sirena”.

“Është duke u bë zvarritje për shkak të burokracisë ,nuk bëhet politikë me këtë çështje ,kjo problematikë duhet kryer në heshtje ,dhe Qendrës Sirena ti mundësohet marrja e licencës së punës. Mbledhja u ndërpre për shkak të mos prezencës së kryetarit të Komunës dhe sekretarëve përkatës, ndërsa vazhdimi i seancës është paralajmëruar për ditën e hënë.

 

H.Nelaj

Share.