Ndërprerje e energjisë elektrike në disa zona të qytetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të punimeve në rrjet, nesër me 30 nëntor në disa zona të qytetit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, njoftojnë nga Shërbimi i shpërndarjes. Prej orës 8.15 deri në orën 8.45 do të ketë ndërprerje Shtëpia e mallrave, prej 9.00 deri 9.30 ndërtesa e policisë, zjarrëfikësve dhe zona përreth, prej 9.45 deri 10.15 shkolla fillore Mareshali Tito, gjimnazi dhe lagja Meraja, kurse prej orës 10.45 deri në orën 11.15 ndërtesat e Igmanit, Idea, T-Com, Ponte, furra “Evropa” dhe Venusi.

Share.