Ndërmarrjet publike të Ulqinit – Komuna po na diskriminon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pesë ndërmarrjet publike të Ulqinit, të themeluara nga qeverisja lokale, mbajtën sot një konferencë për media, në të cilën shpalosën gjendjen e rëndë finacniare në të cilën ndodhen, si dhe qëndrimin, sipas tyre tejet mospërfillës të Komunës. Përveç borxheve të shumta ndaj Drejtorisë së tatimeve dhe furnizuesve, ata të punësuarve u detyrohen me dhjetra rroga, kurse në vitin 2021, nuk kanë par asnjë cent.

RTV Ulqini, Agjensia për ndërtim dhe zhvillim, Ndërmarrja për mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave, Qendra për Kulturë dhe qendra ditore “Sirena”, u detyrohen të punësuarve nga 10 deri në 25 rroga, kurse llogaritë rrjedhësi i kanë vazhdimisht të bllokuara nga borxhet e shumta.

Të tëra këto ndërmarrje kanë veprimtari të rëndësishme , por të gjithë pajtohen se Qendra ditore “Sirena” duhet të meritojë një vëmendje të veçantë. Megjithatë, kjo ka munguar, dhe tani edhe ky kolektiv përballet me vështrësi edhe në sigurimin e mjeteve më themelore për fëmijët. Drejtorët kërkojnë ndalimin e diskriminimit që po u bëhet nga ana e pushtetit lokal, i cili sipas tyre ka qëndrim tjetër ndaj të punësuarve në Komunë.

 

 

Share.