Ndërmarrjet komunale do të përballen me vështirësi të jashtëzakonshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot u mbajt vazhdimi i seancës së parë të rregullt të Kuvendit Komunal të Ulqinit në të cilën këshilltarët diskutuan për planet e punës dhe raportet e disa prej nëdrmarrjeve komunale. Edhe pse raportet morën votën, kritikat për punën dhe aspekte të ndryshme të planeve nuk munguan. Situata aktuale me pandeminë e koronavirusit dhe dështimi eventual i sezonit turistik, pritet të ketë pasoja serioze për ndërmarrjet komunale, tha drejtori i ujësjellësit, Fuad Haxhibeti.

Ai njoftoi se në planin e këtij viti do të ketë disa ndërhyrje në rrjetin e kanailizimit, kurse risi është obligimi i ndërhyrjes në pastrimin e ujrave atmosferik.

Plani i ndërmarrjes “Ujësjellës kanalizime” u miratua me shumicën e votave, por sipas fjalëve të vetë Haxhibetit, duke pasur parasysh situatën aktuale, realizimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë.

Share.