Ndalohet puna e klubeve të natës deri më 2 gusht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duke filluar nga dita e sotme, klubeve të natës, si atyre në ambiente të mbrendshme ashtu edhe atyre të jashtëm, nuk u lejohet më puna, si pasojë e masave të reja kundër përhapjes së virsit korona.

Këto masa do të jenë në fuqi deri më datën  2 gusht kur do të jenë në gjendje të punojnë përsëri, por vetëm për ata që janë vaksinuar me të paktën dozën e parë të vaksinës, kanë një test negativ PCR ose provë se kanë kaluar  koronavirusin në 180 ditët e fundit.

Gjithashtu, estivalet e muzikës janë të ndaluara, si dhe tubimet masive ambiente të mbyllura.

“Në asnjë nga këto raste, nuk do të pranohen testet e shpejta e as ato të antitrupave, tha drejtori i këtij institucioni Igor Galiq. Ai kujtoi se muzika live brenda restoranteve ishte e ndaluar edhe më  herët. , dhe nëse vazhdohet me mosrepaktim të kësaj mase, nga ndëshkimi do të kalojnë në ndalimin komplet të muzikës.  Muzika live lejohet vetëm në terracat e lokaleve, por jë në brendësi të tyre, sqaroi Galiq.

Ai  përsëri u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që t’u sigurojnë vetes imunitet. “Përveç shmangies së formave më të rënda të sëmundjes, ne presim që ata që janë vaksinuar në periudhën e ardhshme të kenë edhe avanzahe të tjera,” shtoi Galiq, duke potencuar se të infektuarit në masën më të madhe janë nga mosha 20 deri në atë 29 vjeçare dhe me simpotma të lehta, por që të njëjtit mund të infektojnë të moshuarit, duke u krijuar atyre probleme të rënda shëndetësore.

Share.