Nazif Cungu per COVID 19: Apel qytetareve-Rrini ne shtepi(video)

0

Kryetari I Forces Nazif Cungu, pas takimit  te sotem ne kabinetin e Kryetarit te Komunes Loro Nrekiq, ka dhene nje deklarate per opinion lidhur me situaten e krijuar nga virusi COVID 19.

“Qytetare te nderuar,  te gjithe jemi te njoftuar me situaten e pergjithshme  me virusin I cili ka kapluar gjithe boten. Nje gje eshte shume e rendesishme, qe ky virus  eshte I kontrollueshem  dhe obligimi  yne  si qytetare eshte qe te respektojme rregullat dhe te rrime ne shtepi.  Ky eshte nje apel per te gjithe qytetaret, te rrine ne shtepi dhe tedalin vetem per nevoja te ngushta qe do te kene. Kjo situate shpresojme se do te kaloje sa me shpejte,  pa pasoja per njerezit tane. E dime se kemi probleme te shumta , probleme ekonomike, probleme sociale, por te gjitha ato do te kalojne dhe perseri ne do te jemi ata,  pra te gjithe qytetaret e Komunes se Ulqinit, qe do ti perballojne ato probleme. Perseri do te vijne sezoni  turistik, perseri do te filloje bujqesia te lulezoje, por ne rend te pare duhet qe te mbrojme popullaten tone, te mbrojme femijet tane.  Per  kete arsye ky eshte nje apel: Ju utemi mos delni nga  shtepite e juaja. Komuna e Ulqinit eshte organizuar qe te mberrijne ndihmat ne secilen shtepi dhe besoj se ne ato numra te telefonave te cilet jane dhene do te jeni te njoftuar dhe vizituar  nga Komuna e Ulqinit”, deklaroi Cungu.

Share.