Nata e parë e Festivalit Seanema, në frymën e thyerjes së “tavanit të qelqit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

                                                                          Deklaratë për shtyp

 

Ulqin, 16 shtator 2016 – Nata e parë e festivalit të filmit “Seanema” arriti të mbledhë dashamirës të shumtë të filmit nga Ulqini, si edhe personalitete të shquar nga rajoni.

Në cilësinë e moderators, znj. Sabina Osmanoviq bëri hapjen e festivalit dhe ftoi për të thënë fjalën e tyre përshëndetëse kryetarin e Komunës Ulqin, z. Nazif Cungu, zëvendës Ambasadorin e SHBA-ve, z. Bix Aliu, regjisorin malazez z. Nikolla Vukçeviq dhe drejtoren e festivalit, znj. Drita Llolla.

Mbas filmit “Suffragette”, u zhvillua paneli i parë i këtij edicioni “Të thyesh tavinin e qelqit” ku u diskutua rreth hendekut gjinor dhe përfaqësimit të grave dhe vajzave në jetën publike.

Sonte do të shfaqet filmi “Sonita”, fitues i çmimit të jurisë dhe publikut në Sudnance Film Festival, i cili flet për një repere Afgane e cila realizoi një video muzikore që i solli famë botërore nga Youtube dhe këtë e bëri në shenjë proteste ndaj vendimit të prindërve të saj për ta shitur për nuse në moshë të mitur.

Mbas filmit “Sonita”, hapaet paneli i dytë me të ftuara znj. Iris Luarasi, Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Këshillimin e grave, vajzave, burrave dhe djemve në Tiranë, znj. Ljupka Kovaçeviq dhe znj. Ervina Dabixhinoviq koordinatore të programeve për gra në OJQ “Anima” dhe znj. Hatixhe Nelaj, Drejtore e Telefoni SOS nga Ulqini.

Filmi i dyte është “The Hunting Ground” ose “Toka e gjuetisë” i cili u shfaq me datë 10 shtator te Reja në Tiranë nga grupi Seanema.

 

Share.