“Nata e bamjeve” në Pallatën Venecia

0

Të dielen dhe të hënën mbrëma, më 18 dhe 19 gusht me fillim në ora 20.00, në Pallatën Venecia në Kalanë e Ulqinit, edhe këtë vit do të organizohet “Nata e bamjeve”. Ky event që për herë të parë u organizua vitin e kaluar, i kushtohet bamjeve, një prej specialiteteve më të dalluar të kuzhinës ulqinake, dhe gjatë zjgatjes së tij, pjesmarrësit do të kenë mundësi të provojnë gjellët e ndryshme të përgatitura nga bamjet.

Share.