N.P “Veprimtaritë komunale” – Hedhja e mbeturinave nga ora 5.00 deri në orën 9.00

Pinterest LinkedIn Tumblr +

N.P “Veprimtaritë komunale” ka dërguar njoftim llidhur me ndryshimin e periudhës së mbledhjes së mbeturinave dhe mbledhjes së faturave, për shkak të situatës së keqe epidemiologjike në Ulqin. “Duke marrë parasysh situatën shqetësuese epidemiologjike të shkaktuar nga pandemia e virusit Covid 19, e cila nuk anashkaloi as punëtorët e ndërmarrjes sonë, informojmë qytetarët e Ulqinit se grumbullimi i mbeturinave, duke filluar nga e hëna, me datë 8 mars 2021 deri më 22 mars 2021, do të bëhet në një ndërrim, në kohë nga ora 9 e mëngjesit deri në 3 pasdite. Qytetarët mund t’i hedhin mbeturinat çdo ditë në mes të orës 5.00 dhe 9.00 të mëngjesit. Puna e administratës do të reduktohet në minimum nga nevojat e procesit të punës, ndërsa puna me palët do të ndërpritet plotësisht, për një periudhë prej dy javësh. Hyrja do të hapet në anën e N.P “Ujësjellës kanalizime” e cila do të përdoret ekskluzivisht në pjesën e banakut për pagesën e faturave të transportit dhe do të jetë e hapur në periudhën nga 8 e mëngjesit deri në 3 pasdite. Kërkojmë nga qytetarët që të tregojnë mirëkuptim për situatën aktuale dhe të respektojnë punën komunale “, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes “Veprimtaritë komunale”.

Share.