N.P “Ulqini”: Sezoni i gjuetisë është mbyllur

0

Ndërmarrja publike për mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave “Ulqini”, njofton të gjithë gjuetarët e komunës së Ulqinit që në bazë të ligjit të gjuetisë së Malit të Zi, sezoni për vitin e 2019/20 ka përfunduar për të gjitha llojet e egërsirave dhe i lusin gjuetarët që të respektojnë mbylljen e sezonit. Njëherit ftohen të gjithë gjuetarët e rregullt që të bashkpunojmë së bashku për ruajtjen dhe sanksionimin e atyre që nuk e respektojnë këtë vendim. Në të kundërtën ndërmarrja N.P. “Ulqini” është e vendosur që ti sankcionojnë sipas ligjeve në fuqi. Me këtë rast u bëhet thirrje gjuetarëve që të vijnë të pajisen me lejen e sezonit të gjuetisë 2020/21 që do të fillojë në gusht apo shtator të këtij viti.

Share.