N.P. “Të Mirat Detare” – Cilësi e shkëlqyeshme e ujit në plazhet e Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Uji i detit është i cilësisë së lartë dhe i sigurtë për rekreacion në shumicën e plazheve të Malit të Zi , njoftohet nga n.p “Të Mirat Detare.”. Rezultatet e analizës për 110 lokacione , që u kryen nga Instituti i Biologjisë Detare në periudhën nga 6 deri në 9 korrik të këtij viti, treguan se në 71.8 përqind të plazheve uji i detit ishte i një cilësie të shkëlqyeshme, në 12.7 përqind i mirë, në 13.6 përqind i cilësisë së kënaqshme, ndërsa në 1.8 përqind i cilësisë së dobët. Programi për monitorimin e cilësisë sanitare të ujit të detit në Ulqin është duke u implementuar në gjithsej 18 lokacione, nga të cilat në 13  uji ishte i një cilësie të shkëlqyeshme, në katër të mirë dhe në një i cilësisë së kënaqshme.

Share.