Mustafiq: Nuka ka pengesa për ratifikim në Senat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk ka asnjë pengesë që Senati  amerikan të ratifikojë Protokollin për antarsimin e Malit të Zi në NATO, u bë e ditur gjatë takimit të drejtorit politik të Partisë Boshnjake  Suljo Mustafiq, me zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, Matthew Palmer (Methju Palmer ) dhe Roderik Mur. Mustafiq qëndron në Uashington me ftesë të anëtarëve të Kongresit Amerikan, si mysafir i Mëngjesit të lutjes.

Gjatë takimit të Mustafiq me Palmer dhe Moore, u shpreh mbështetje e plotë ndaj reformave dhe proceseve demokratike në integrimin e Malit të Zi, si dhe forcimin e institucioneve të sundimit të ligjit në të gjitha segmentet. Zyrtarët theksuan se është e rëndësishme ndërprerja e bojkotit të Kuvendit nga opozita, dhe se për të gjitha çështjet të fillojë një dialog politik në Kuvend.

Share.