Mustafa: Situata në Ulqin nulk është e mirë, respektoni rregullat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata epidemiologjike në komunën e Ulqinit nuk është e mirë, në përkeqësimin e saj ka ndikuar shumë faktor, e njëri ndër to mosrespektimi i masave të sjellura nga Trupi Koordinues Nacional si dhe ai lokal. Policia komunale në Ulqin kanë kontrolluar nëse masat respektohen në ambientet e hapura, që është edhe kompetencë e tyre, thotë kryeshefi i policisë komunale, Milazim Mustafa. Lidhur me rigorozitetin që policia komunale ka treguar ndaj atyre që si kanë respektuar masat Mustafa thotë se fillimisht kanë pasur qasje për të parandaluar shkeljet, e pastaj janë treguar edhe më të ashpër. “Kemi ndaluar mbi 70 persona në mënyrë që tërhekim vëmendjen, ndër to 15 persona janë ndërshkuar”, thotë kryeshefi Mustafa. Koncenzus i përgjithshëm është se dasmat dhe tubimet familjare kanë qenë shkaku kryesor për përhapjen e virusit, për çka pajtohet edhe Mustafa.

Kryeshefi i policisë komunale Milazim Mustafa apelon tek qytetarët që të tregohen të kujdesshëm si për veten ashtu edhe për të tjerët.

Share.