Mustafa pret ambasadorin Dinosha

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha. Gjatë takimit, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ambasadori Dinosha e ka informuar kryeministrin Mustafa për ekspozenë në Kuvendin e Malit të Zi nga kryeministri i porsazgjedhur malazez, Dushko Markoviq, si dhe për prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Malit të Zi, njofton Kryeministria.

Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe përkushtimin e përbashkët për zgjerimin e miqësisë. Kryeministri Mustafa, po ashtu, tha se Kosova është e interesuar për thellimin e marrëdhënieve me Malin e Zi, me theks të posaçëm në rrugën integruese evropiane, bën të ditur njoftimi. Edhe ambasadori Ferhat Dinosha, shprehu vullnetin e plotë të Malit të Zi dhe të Qeverisë së re për thellimin e relacioneve, shkëmbimeve si dhe bashkëpunimit bilateral me Kosovën.

Share.