Mustafa: Opozita po këmbëngul të bllokojë liberalizimin e vizave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me anë të një statusi të postuar në rrjetin social Facebook, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se opozita po tenton të bllokoje me qëllim liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, Demarkacioni është në rregull dhe është mbështetur edhe nga SHBA-të, por këtë opozita po e përdorë për të bllokuar vizat për qytetarët e Kosovës.  “Sivjet kemi shansin e madh, që shtatembëdhjetë vite pas çlirimit, si shtet i pavarur, të fitojmë të drejtën që edhe ne qytetarët e Kosovës të dalim nga izolimi dhe të udhëtojmë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

Në këtë proces na përkrahën vendet më të rëndësishme të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e paarsyeshme që opozita të këmbëngulë për ta uzurpuar një të drejtë themelore të qytetarëve.”, thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa.

Share.