Mustafa: Numri i objekteve të regjistruar në rritje por larg shifrës reale

Mustafa: Numri i objekteve të regjistruar në rritje por larg shifrës reale

0

Sekretari për çështje ekonomike në Komunën e Ulqinit Milazim Mustafa, tha për televizionin Teuta se numri i objekteve të regjistruar të cilët ushtrojnë aktivitete hotelerike është në rritje për çdo vit, por është larg shifrës reale e cila të paktën është dyfish më e lartë. Një problem tjetër, tha Mustafa, është edhe numri jo i saktë e shtretërve të regjistruar, i cili është disa herë më i lartë se i ai real, duke bërë që për një pjesë e madhe të tyre të mos paguhet kurrfarë tatimi.

Në lidhje me dallimin që ekziston në mes të dhënave që disponon ndërmarrja Veprimtaritë komunale dhe ky sekretariat, Mustafa tha se disa objekte kanë të regjistruar numër më të ultë se maksimalja prej 15 shtretër, kurse disa të tjerë nuk i vazhdojnë lejet e nxjerrura një vit më herët. Ai shprehu mendimin se pa ndryshimin e ligjit aktual për turizëm, kontrolle më rigoroz dhe ngritjen e vetëdijes së vetë qytetarëve , problemi me grumbullimin e tatimit turistik nuk mund të zgjidhet.

It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on Twitter