Murati reagon ashpër ndaj deklaratave të URA-s për sportin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja Qytetare URA dje doli me një dekaratë ku Komuna akuzohej se nuk financonte klubet sportive të Ulqinit. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i nënkryetarit të Komunës Arian Murati, i cili në nëpërmjet rrjetit social facebook, i quajti akuzat e URA-s si tendencioze dhe me qëllime politike, pasi në to nuk ka asnjë element të vërtetë.

Murati i akuzoi ish partnerët e koalicionit , se në kohën kur ato ishin në pushtet, klubet e Ulqinit jo vetëm që nuk financoheshin, por paratë shpenzoheshin për klubet nga Podgorica, çka URA-s nuk i pengonte aspak. Deklaratat e URA-s , thotë Murati, tregon se kjo parti nuk ka interes as Ulqinin as sportin , por Podgoricën, ku edhe kanë selinë e tyre.

Share.