MURATI: GJEKA “MASAKROI BUXHETIN”(VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy nënkryetarët e Komunës së Ulqinit Hatixhe Gjoni dhe Arijan Murati, sot kanë shpalosur para opinionit të gjerë evidentimet  mbi  thyerjen e rregullave të fushatës zgjedhore të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorime në infrastrukturë dhe në buxhetin e Komunës.

Nënkryetarja Gjoni tha se grupi punues për kontrollimin e  keqpërdorimit të rregullave të fushatës ka evidentuar punime ne terren, të cilat nuk kanë asnje bazë me të cilën përputhen me planifikimet e punimeve programore të sekretariateve përkatëse të Komunës së Ulqinit.

Ndërkaq nënkryetari Murati tha se gjatë analizës finansiare të buxhetit ka hasur në keqpërdorime të shumta, duke i cilësuar si “masakrim të buxhetit” nga ana e ish kryetarit të komunës Fatmir Gjeka.

Murati tha se ish kryetari Gjeka i kishte tejkaluar kompetencat e veta ne porositjen e materjaleve per ndriçim publik  tek ndermarrja Elektrofer ne shumën prej 50 mijë euro, të cilat tani ka tentuar ti shfrytëzojë për fushatë zgjedhore.

Deklaratat e plota mund ti ndiqni në linkun më poshtë:

Share.