Mungon demokracija ne sundimin e ligjit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkalla me e ulet e demokracise ne Mal te Zi eshte ne fushen e sundimit te ligjit dhe ligjit mbi mediat, kurse trendi pozitiv eshte shenuar ne pushtet dhe ne politike, keshtu kane treguar rezultatet e hulumtimit te Qendres per demokraci dhe te drejtat e njeriut CEDEM.

Sipas metodologut kryesore, Millosh Beshiq indeksi i demokracise ka perfshire 750 te anketuar, kurse trendin e  zhvillimit te demokracise CEDEM e percjell qe nga viti 2006. Ai ka sqaruar se analizat kyçe tregojne se pushteti dhe politika jane dy dimenzione ne te cilat duhet punuar edhe me gjate, kurse sa i perket sundimit te ligjit, ajo eshte nje nga fushat me kritike.

Nderkaq,  Ambasadori i Gjermanise ne Podgorice, Hans Ginter Matern, ka deklaruar se ai eshte ne percjellje te trendit te demokracise ne Mal te Zi tash 4 muaj.

“Kur behet fjale per zhvillimin e demokracise, kam verejtur se gjate procesit zgjedhor dhe ne diten e zgjedhjeve ka pasur nje dalje te larte prej 74%, cka per shume vende te botes eshte nje enderr te cilen veshtire se mund ta arrisin”, ka theksuar Matern.

Tani kur shohim se nga 81 deputet sa numeron Kuvendi i Malit te Zi, vetem 42 marrin pjese ne seanca, kjo eshte brengosese dhe nuk eshte e mire per demokraci dhe eshte  dukuri qe duhet te shqyrtohet, tha  Matern.

Share.