Barnatorja publike ne Ulqin ka mungesë të barnave

0

1D7Q5877Furnizimi i barnatores publike  ne Ulqin me medikamente nuk është i kënaqshëm,mungojnë shumë nga barnat që janë më të kërkuarat, shprehet per TV Teuta shefja e barnatores Muxheima Bambaus.

Sipas  sajë   “ekziston arsyeja që kohëve të fundit kanë mungesë të barnave. Furnizimi i barnatores tonë shkon përmes institucionit shtetëror,ndërsa shumën e mjeteve e përcakton Fondi i Shëndetësisë. Të hollat që janë caktuar për blerjen e barnave janë harxhuar,tani presim të hapet tenderi i cili ka shumë procedura,ekziston komisioni përkatës i cili dikton çmimet e barnave në tender” shprehet shefja e barnatores.

Kemi mungesë të barnave për diabet,ku çdo ditë është në rritje numri i shfrytëzueseve të barnave,pastaj mungojnë barnat për tension të lartë,ata i fitojmë, por me sasi të vogla që nuk janë të mjaftueshme. Nuk kemi më doza të mjaftueshme as barna për mbajtjen e shtatzënisë,që poashtu kohën e fundit është kërkesë shumë më e madhe se vite më herët.

Prioritet i jepen medikamenteve për sëmundje malinje të cilat në përgjithësi të gjitha mund të gjinden në këtë barnatore,edhe pse një kuti citostatik varësisht nga doza kushton prej 2500 deri në 5000 euro.

Mungesa e medikamenteve për sëmundjet bronkiale, prekin shumë xhepin e qytetarëve tanë,brenda jave në këtë barnatore pompë për bronkit kërkojnë së paku 40 pacient,të cilët detyrohen ti blejnë në barnatore private,ku një pompë kushton 50 euro. Barnatorja furnizohet me ilaçe çdo të martë.

TV TEUTA

Share.