Mullajiq: Lojtarët e Deçiqit meritojnë shpërblim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i Klubit të Futbollit Deciq, Edis Mullajiq, në konferencën për shtyp para ndeshjes me KF Drita, theksoi se KF Deciq po shfaqet për herë të parë në skenën Evropiane dhe këta njerëz meritojnë shperblim.
“Deciqi është një klub që po del në skenën evropiane për herë të parë falë njerëzve në klub. Një vit më parë, ky klub ishte dashur të luante në ligën e tretë, dhe vetëm disa muaj më vonë, ne po luftojmë për një vend në garën evropiane. Ne as në ndeshjen e parë nuk e vendosem ne siklet, madje më shumë se 80 përqind e lojës ishte e mirë kundër një ekipi që ka 4 herë më shumë përvojë kur jane ne pyetje ndeshjet evropiane, dhe unë mendoj se djemtë tanë duhet të shperblehen per tere sezonin.
Ishte më e vështirë për të përgatitur ndeshjen e pare, por tani ne dimë më shumë për kundërshtarin. Në këtë lojë, ne mbetëm pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm, Dreshaj për shkak të kartonit të kuq dhe Bozhanoviq për shkak të një lendimi në hundë, por mendoj se edhe lojtarët e tjerë do të japin më të mirën e tyre ”, deklaroi Mullajiq.

Ilmira Lika

Share.