Muliq: Bashkëpunimi me kolegët nga Shqipëria ka qenë në nivel të lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për situata të jashtëzakonshme në Mal të Zi, Mirsad Muliq, tha për Televizionin Teuta se gjatë periudhës së krizës me përmbytjet, bashkëpunimi me kolegët nga Shqipëria ka qenë në nivle të lartë dhe ka ndikuar direkt në kapërcimin sa më lehtë të problemeve.

Ai shtoi se nga Shqipëria janë njoftuar rregullisht në mënyrë paraparake  për sasitë e ujit të cilat shkarkoheshin nga kaskada e Drinit, dhe në këtë mënyrë kanë pasur mundësit të reagojnë në kohën e duhur. Gjithsesi, situata e vështirë nuk ka kaluar akoma, pasi javën që vjen pritet priten përsëri reshje të reja dhe ngritje e temperaturave.

Share.