Muaji gusht do të pres turistë të shumtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kriza e koronavirusit në mbarë globin ka prekur thuajse të gjithë sektorët. Të parat që janë dëmtuar janë sektorët që lidhen me udhëtimet, tregtinë dhe shërbimet për shkak të masave të njëpasnjëshme për bllokimin e kufijve, të fluturimeve por dhe të lëvizjeve. Sektori i turizmit e ka ndjerë ndjeshëm pandeminë. Sezoni turistik I cili tashmë do të duhej të ishte në kulmin e vet, numëron një numër shumë të vogël të turistëve. Qamil Hoxha, menaxher I diplomuar I hotelierisë për televizionin Teuta thotë që do të duhet kohë që të fitohet besimi i turistëve. Ulqini si destinacion turistik i plotëson të gjitha kushtet që të pres turistë të ndryshëm. “Kemi plazhet të cilat ofrojnë mundësinë e distancës sociale, ofrojnë komoditet”, shprehet ai.

Banorët e vendeve me të cilët përkufizohemi, janë turistët potencial të Ulqinit. “Presim turist nga Kosova, Bosnjadhe Hercegovina, Maqedonia e veriut dhe Serbia, por jo vetëm”, thotë ai.

Hoxha beson që nëse lirohen masat dhe happen kufijtë plotësisht, në muajin gusht do të mund të kemi turistë të shumtë dhe në atë mënyrë sado pak do të rikëmbet edhe sektori I turizmit.

Share.