MPJ: Mali i Zi nuk do ta tërheq vendimin për dëbimin e ambasadorit të Serbisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të tërheqin vendimin për dëbimin e Ambasadorit të Serbisë në Malin e Zi, Vlladimir Bozhoviq, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Kjo ministri, si dhe Komisioneri Evropian Oliver Varhelji , e mirëpriten vendimin e Qeverisë së Serbisë për të hequr dorë nga dëbimi i Ambasadorit të Malit të Zi në Serbi, sepse, sipas kësaj ministrie, për kët nuk kishte asnjë arsye.

“Ndryshe nga yni, Ambasadori i Serbisë në Mal të Zi, ndërhyri vazhdimisht në punët e brendshme të vendit në të cilin ai shërben, me interpretimet personale të historisë duke vënë në dyshim pavarësinë dhe sovranitetin e vendit, duke mohuar Rezolutën e Parlamentit të Malit të Zi mbi Kuvendin jolegjitim të Podgoricës, e cila dihet se çka përfaqëson në historinë tonë.”, thuhet në deklaratën e MPJ, duke shtuar se  Ministria e Punëve të Jashtme i ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen  për prononcime të tilla, me paralajmërim se kjo është sjellje e paligjshme dhe jidiplomatike ndaj vendit pritës. Fatkeqësisht, pa rezultat .

Prandaj,  kjo Qeveri dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të tërheqin vendimin e tyre, thuhet ndër të tjera në njoftim. Në përkrahje të dëbimit të ambasadorit të Serbisë,  u prononcuan edhe nga Partia Socialdemokrate, ajo Liberale dhe Partia Boshnjake, të cilat kanë reaguar edhe në deklaratën e komisionerit Oliver Varheli, i cili ka kërkuar që edhe Mali i Zi ta tërheq vendimin për dëbim. Sipas tyre, ky i fundit nuk është i njoftuar si duhet me situatën dhe arsyet e deëbimit të ambasadorit serb, prandaj kërkesën e tij e konsiderojnë si të nxituar.

Share.