MPB: Dyshohet për keqpërdorim të donacionit të BE me vlerë 800.000 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka zbuluar keqpërdorimin e donacionit nga Bashkimi Evropian (BE) për të siguruar prokurimin e pajisjeve për mbikëqyrjen e kufirit detar me Kroacinë dhe Shqipërinë, me vlerë rreth 800.000 euro. Kjo u zbulua nga një Komision i posaçëm i kësaj ministrie, i formuar nga Ministri Sergej Sekuloviq, i cili kontrollon një numër kontratash, duke përfshirë procedurat e prokurimit publik të kryera nga udhëheqja e mëparshme e ministrisë.

Sipas informacioneve jozyrtare të medias Vijesti, BE mbështeti financiarisht prokurimin e pajisjeve për mbikëqyrjen e kufirit detar, por në vend të ngritjes së aftësisë për mbikqyrjen e kufirit, vendi erdhi në situatë kur i njëjti ishte pa mbikëqyrje cilësore për më shumë se dy vite.

Gjatë procedurës së prokurimit, Ministria e Brendshme duhej të siguronte pajisje nga një prodhues i njohur, por në vend të tyre u blenë pajisje shumë më të lira, të cilat as nuk funksionin që nga fillimi. Në atë mënyrë, 800 mijë euro nga ky donacion i BE-së u keqpërdoruan”.

Sipas “Vijestii”, Prokuroria ishte e informuar për këtë rast, sepse gjatë mandatit të Ministrit Mevludin Nihoxhiq, atyre iu raportua një përpjekje për korrupsion, por çështja përfundoi në sirtar, nga ku doli vetëm pak kohë më parë, pasi Prokuroria e Shtetit u kontaktua nga Ministria e Brendshme. Detajet në lidhje me përvetësimin duhet të paraqiten në një konferencë për media në ditët në vijim nga Zv.kryeministri Dritan Abazoviq dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme për kontrollin e punës së policisë, Rade Millosheviq.

 

Share.