Motoriada në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moto klubi Pirates për të shtatin vit me radhë organizoi Motoriadën në Ulqin. Ky manifestim mblodhi mbi 500 motora nga vendi dhe rajoni të cilët gjatë tre ditëve qëndrimi në Ulqin organizuan defilen e motoristëve dhe shumë aktivitete tjera, kështu shprehet nënkryetari i Moto klubit Pirates Jozo Briskoviq.
Në kuadër të këtij manifestimi, motoristët edhe mysafirët u argëtuan me koncert të organizuar në plazhin White beach, ku edhe ishte stacioni kryesor për këtë vit.
Ky manifestim i karakterit sportiv, në fund të sezonit çdo vit po i jep gjallëri qytetit, duke sjellur shtetas të vendeve të ndryshme, të rinjve vendas argëtime dhe kultura të reja.

Share.