Moti i lig la pa rrymë zonën e Plazhit të Madh dhe Zogajve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 Moti i lig i shoqëruar  me erëra të fuqishme të ditës së premte ka shkaktuar prishje të mëdha në rrjetin e furnizimit elektrik në disa zona të komunës së Ulqinit. ”Kemi tri ekipe në terren të cilat janë duke evituar prishjet në tensionin e lartë,gjer më tani është janë eliminuar prishjet në Mavrian, ndërkohë që është duke u punuar në Gaç, ku si pasojë e prishjes së rrjetit pa rrymë është akoma kjo zonë”-deklaroi për televizionin Teuta drejtori i elektrodistribucionit Loro Nrekiq. Nrekiq shtoi që rrjeti i vjetruar distributiv nuk është në gjendje të përballojë erërat e forta ku si pasojë kemi të rrëzuara disa shtylla elektrike. “Gjatë dite besohet që do të mënjanohen edhe prishjet në Plazhin e Madh ku kjo zonë është pa furnizim me energji elektrike. Ndërkohë që do të evitehon edhe prishjet në tensionin e ulët”-deklaroi Nrekiq

Përveç dëmeve në rrjetin distributiv, mbrëmë deri në orën 11:30 Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit me paralajmërimin nga Enti Hidrometeorologjik të Malit të Zi se Ulqinin do ta përfshijë një ciklon i fortë ka qenë në gatishmëri të plotë. Flamur Sella kryeshefi i Shërbimit të  Mbrojtjes dhe Shpëtimit deklaroi që pjesa më e dëmtuar ka qenë rruga e kripores ku nga rruga kanë mënjanuar mbi 30 selvia të cilat kanë bllokuar këtë aks rrugor. “I bllokuar ka qenë komunikacioni edhe tek rruga e Albatrosit ku tek Belvederi ka rënë një pishë e madhe. Është reaguar edhe në Mal të Bardhë, por edhe në rrugën ” Nënë Tereza”, pikërisht në shtëpinë e pronarit Mollabeqiri ku era e fortë ka zbuluar çatinë “. Nga Enti Hidrometeorologjik kumtojnë që cikloni është qetësuar ku rrezikshmëria ka kaluar me natën e mbrëmshme.

Sa i përket dëmeve në bujqësi akoma nuk ka të evidentuara,por që nuk do të thotë që gjatë ditës së sotme nuk do të kemi telefonata për dëmet e shkaktuara nga moti i log-deklaroi Gani Rexha këshilltar i bujqësisë në komunën e Ulqinit

Share.