Moti i keq, dëme të mëdha edhe në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm ka lënë në terr disa qytete të Kosovës.

Koorporata Energjetike kosovare njoftoi se, kjo situatë ka shkaktuar një numër të konsiderueshëm dëmesh në të gjithë territorin.
“Ekipet e KEDS-it janë mobilizuar dhe janë në vazhdimësi në terren, duke i riparuar dëmet, por forcat e natyrës po bëjnë të vetën, duke shkaktuar prishje të vazhdueshme”, thuhet në një njoftim për media të KEDS-it.Rajonet më të prekura mbeten Dukagjini, përkatësisht Peja dhe Gjakova, ku ka edhe shtylla të thyera.

Dëme të theksuara ka edhe në rajonet e Prishtinës, Mitrovicës dhe Prizrenit.

Share.