Moti i keq shkakton dëme të mëdha në Komunën e Ulqinit

0

Moti i keq që mbrëmë goditi Komunën e Ulqinit, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, sidomos në objektet turistike në plazhe , lokale, automjete dhe objektet e tjera, si dhe shkaktoi ndërprejen e energjisë elektrike për një kohë të caktuar.

Nga Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit thanë për TV Teuta se era e fortë ka rrëzuar edhe drunjtë të cilët kanë dëmtuar disa automjete poshtë qytetit të vjetër, kurse në Lima dhe disa zona të tjera ka zbuluar shtëpitë. Dëme të mëdha ka shkaktuar edhe në Adën e Bunës, kurse në qytet ka rrëzuar panotë dhe ka shkaktuar dëme në inventarin e lokaleve. Punonjësit e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit kanë qenë gjatë gjithë kohës në terren të angazhuar në sigurimin e rrugës rajonale si dhe ndërhyrje të tjera të nevojshme, njoftuan nga ky kolektiv.

Share.