Mos miratimi i buxhetit shtyn hapjen e tre ambasadave të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi nuk do të hapë ambasada në Hollandë, Danimarkë dhe Izrael deri në fund të këtij viti, për shkak se buxheti nuk është miratuar ende. Në janar të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në mënyrë që të racionalizonte rrjetin diplomatik, ambasadat në vende të caktuara do të mbylleshin, dhe se ambasadat në Kopenhagë, Hagë dhe Tel Aviv do të hapeshin. Sidoqoftë, në situatën aktuale, nuk do të ketë asgjë nga ato deri në fund të këtij viti. Vendimi për hapjen e ambasadave në Hollandë dhe Danimarkë u mor gati tre vjet më parë. Ato vendime u morën nga qeveria e ish-kryeministrit Dushko Markoviq.

Share.