MoGul po vazhdon me sukses porjektin “Transparency for accountability”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Projekti nga OJQ “MoGul” i cili mban titullin “Transparency for accountability” po vazhdon të sjellë në Ulqin gazetarë të cilët janë të vlerësuar për punen e tyre mbi gazetarinë hulumtuese.Me qëllim të edukimit dhe profesionalizimit të gazetarëve të rinj, organizata joqeveritare MogUl, me realizimin e këtij  projekti ka për qëllim përmirsimin e njohurive të gazetarëve të rinj nga Ulqini. Drejtori i kësaj organizate Xhemal Peroviq, thotë që ky projekt do të ofrojë benefite të shumta për zhvillimin e mëtejshëm të gazetarisë hulumtuese në Ulqin. Deri në përfundimin e këtij projekti do të ketë edhe tema konkrete hulumtuese të cilat do të realizohen nga pjesmarrësit , shtoj Peroviq.

Referuesi i dyte ishte Leonard Kërquku nga portali “Ekspres” i Kosovës. Kërquku për Televizionin Teuta u shpreh se ka dallim në mes Kosovës e Malit të Zi , e sidomos kur flitet për Ulqinin ndryshimi në gazetarinë hultumtuese është më i madh ku qasja në tema të atilla është më e vështirë si shkak i ambientit të ngushtë dhe njohjeve shoqërore. Nga ana tjetër përgëzoj “Mogul” për realizimin e një projekti të tillë dhe u shpreh i kënaqur me interesimin që shfaqen pjesmarrësit gjatë zhvillimit të ligjeratës së tijë.

 

Share.