Mlladiq dënohet me burgim të përjetshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tribunali i Hagës e ka dënuar me burgim të përjetshëm të ashtuquajturin “Kasapi i Ballkanit” Ratko Mlladiq, për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë. Ai është shpallur fajtor për 10 nga 11 akuzat që ngarkohej nga prokuroria e këtij Tribunali.

Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit. Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga Tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.

Share.